Kostovski: “Greva, e drejtë e garantuar”


Greva e përgjithshme në arsim dhe çerdhe që pritet të filloj të hënën, në Komunën e Butelit do të zhvillohet sipas dëshirës së punonjësve në këto institucione. Kreu i Butelit, Darko Kostovski tha se greva është mjet bazë që çdo punonjës mund ta përdor për të shprehur paknaqësinë për punën që kryen.

“Protesta ose greva është mjet bazë në një shoqëri demokratike për të shprehur qëndrimin personal. Sinqerisht nuk shohë asnjë problem për realizimin e grevës nëse punonjësi vlerëson se mund të ndryshohet diçka për gjendjen e tij. Është vullnet i secilit të protestoj. Rreth përkujdesjes së fëmijëve vërtet nuk mund të them asgjë tani. Do të shohim si do jetë gjendja, varësisht kësaj të fundit mund të jap përgjigje, para kohe nuk mund të jap asnjë përgjigje”, tha Darko Kostovski, keytar I Komunës Butel

Nga Komuna e Çairit thane se akoma nuk kanë numër të saktë të punonjësve në çerdhe të cilët do ti bashkëngjiten grevës. Por shtojnë se në këtë rast duhet respektuar dy ligje të ndryshme, Ligji për marrëdhënie dhe Ligji për mbrojtje të fëmijëve.

“Kemi dy prekje të ligjeve të ndryshme. Ligji për marrëdhënie pune e cila e lejon përfshirjen në grevë dhe nga ana tjetër e kemi Ligjin për mbrojtje të fëmijëve ku fëmijët, në këtë rast në njësitet parashkollore ku pranohen duhet të kenë kujdesin e paraparë edhe sipas Ligjit edhe sipas rregulloreve të çerdheve. Kemi dy vite paraprake krizë pandemie kështu që nuk dëshirojmë si institucion I vetëqeverisjes lokale të futemi në një krizë të re ku drejtpërdrejt do të preken gjeneratat e reja, konkretisht fëmijët”, tha Fari Iseni, zëdhënës I Komunës Çair

Sipas Sindikatës së Arsimit, punonjësit dalin në grevë për shkak të pagave të ulëta. SASHK-u tashmë kërkon rritje të menjëhershme të pagave për 18,4 %. Greva do të realizohet në vendet e punës por nuk do të zhvillohet procesi edukativo arsimor. Deri më sot janë realizuar disa takime mes SASHK-ut dhe Qeverisë por pa asnjë rezultat përfundimtar. Greva e SASHK-ut do të mbështetet edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira të cilët mes tjerash u bëjnë thirrje prindërve që të solidarizohen me prindërit e dytë të fëmijëve të tyre dhe të mbështesin me vendosmëri punonjësit e arsimit që të luftojnë për statusin që meritojnë.
VIDEO

Baby Boo