Nënshkrimi i marrëveshjes, Lëvizja BESA: te ne nuk ishte premtim bosh, por diçka që u bë realitet

“Ne mund të mburremi se sot e realizuam një pjesë të detyrimit tonë ndaj votuesve shqiptarë dhe qytetarëve të vendit. Hisja më e madhe tashmë është marrë – Maqedonia shkon sigurisht drejt NATO-s. Dhe, për dallim prej disa partive në të kaluarën, që mbështesnin qeveri me arsyetimin “në qeveri për NATO”, te ne ky nuk ishte premtim bosh, por diçka që sot po bëhet realitet”, kështu kanë përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes Maqedoni – Greqi nga Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashi, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

Megjithatë, ata theksojnë, se dhe pse si parti shqiptare mund të kishin bërë më shumë për pjesën e etniteteve në marrëveshjen Maqedoni – Greqi, hyrja në NATO dhe BE – është kompromisi i tyre.

“Ndonëse, si shqiptarë, mund të kishim bërë edhe saktësime për pjesë të caktuara të marrëveshjes – që kanë të bëjnë me identitetet etnike dhe gjuhësore në vend, por kur kihet parasysh se kjo marrëveshje është hap për anëtarësim në NATO dhe hapje të negociatave për BE, mbase ky duhet të jetë edhe kompromisi jonë”.

Nga BESA me kryetar Afrim Gashi, nënshkrimin e marrëveshjes e shohin si “ndarje të kokës” së Maqedonisë se kah do të shkojë, dhe si valorizim të hyrjes së tyre në qeveri.

Në kumtesë shkruan se BESA suksesin e sotëm ia uron shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe të njëjtit i fton që të punojnë për realizimin e saj.

Restorant Lumare