Nënën e katër fëmijëve të tij e mbajti të mbyllur për gjashtë vite si skllave seksi, publikohen pamjet kur e shpëton policia

Policia është duke hetuar rastin e burrit që kishte mbajtur nënën e katër fëmijëve të tij si të burgosur dhe skllave seksi, për më shumë së gjashtë vite – duke mos e lënë të del jashtë shtëpisë.

Baby Boo

Rinat Bilyanov është arrestuar nga policia ruse, për shkak të akuzave për rrahje dhe torturim psikik të partneres së tij Lilia, fëmijët e të cilëve kishin lindur që kur ajo është mbajtur e “burgosur”.

Dyshja ishin njohur në një faqe kur takohen myslimanët Tatar.

Kjo grua në të 20-at, ishte mbyllur në apartamentin i cili muret e dhomave i kishte të betonit kurse dritaret e mbyllura me dërrasa, kështu që për gjashtë vite ajo nuk kishte parë dritë natyrale me sy në rajonin Pushkino të Moskës.

Avokati i saj ka deklaruar se ajo kishte mbetur katër herë shtatzënë gjatë këtyre viteve të “ferrit”.

Gjatë kësaj jave ajo ka arritur t’i telefonojë policisë të cilët menjëherë u shfaqen në vendin e ngjarjes, dhe e shpëtuan së bashku me katër fëmijët e saj që ishin mbyllur në apartament.

“Kemi qëndruar të mbyllur për gjashtë vite. Nuk kam mundur të dal askund. Kurse vajza ime e vogël ka pasur rastin që gjatë këtyre viteve të dal njëherë jashtë”, ka deklaruar ajo.

“Bashkëshorti” i saj me raste i nxirrte jashtë fëmijë, por atë e mbante të mbyllur brenda apartamentit të vogël.

“Ai më godiste me shkop të drurit pa pikë mëshire. Rinat i thoshte birit tonë Ruslanit se kur të rritet duhet të vazhdojë të më rrah ashtu siç e kishte bërë ai”, ka shtuar gruaja e cila i tregonte gazetarit mavijosjet nëpër trup.

Shiko fotot dhe videon më poshtë:

x