46-vjeçarja Cile Precetaj, ishte arrestuar pasi ajo paraqiti kërkesën për të qëndruar në shtetin amerikan në zyrën e Detroitit ICE më 26 prill.
“Fëmijët e mi janë shumë të dëshpëruar. Ata nuk ndalen së qari”, tha burri i saj, Pete Gojcaj. “Fëmijët janë të traumatizuar”.
Pete tha se gruas së tij nuk i ishtë dhënë mundësia që të përshëndetej me të dhe fëmijët. Ajo e kishte kontaktuar atë në 4 të mëngjesit, duke thënë se ajo ishte në rrugë për në Shqipëri me dy agjentë të ICE-së.
Megjithatë, Khaalid Walls i zyrës së ICE-së së Detroitit tha se familja ishte njoftuar paraprakisht për largimin e saj, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Pete është një emigrant jugosllav që ka jetuar në SHBA për 30 vjet dhe zotëron një restorant. Fëmijët e tyre janë të moshave 8, 10 dhe 16 vjeç.
Cile aplikoi për azil në vitin 2000, duke thënë se disa kriminelë të rrezikshëm në Shqipëri donin ta rrëmbenin dhe ta shndërronin në një prostitutë.
“Ne asnjëherë nuk kemi kryer ndonjë krim. Ne kemi ardhur në këtë vend për të pasur një jetë më të mirë dhe një edukim më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është arsyeja e vetme që kemi ardhur, dhe i lutem perëndisë që ajo të punojë për ne”, u shpreh shqiptarja e deportuar./Periskopi/