“Nëna më pyeste për vëllain, vëllai për nënën”, flet familjari që i vdiq vëllai dhe nëna nga Covid-19


Familjes Arifi nga Gjilani i kanë vdekur dy anëtarë të familjes nga koronavirusi.
Përgjatë ditës së djeshme, u raportua se kanë vdekur nënë e bir si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Një gjë të tillë e konfirmoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ekipi i T7 ka qëndruar tek shtëpia e të ndjerëve. Mediumi ka arritur të marrë në prononcim nga familjari, i cili u nis nga mërgimi pasi dëgjoi se anëtarët ishin të infektuara me Covid-19.
“Ni vlla më tregoi edhe erdha, por erdha si vonë pak. Kur erdha ken në spital në Gjilan, e nana u kanë në shpi. Këto se kena çu, e kena mbajtë me oksigjen në shpi, s’mujtëm me e shpëtu. Të njëjtën kohë kur iu keqsojke gjendja vëllait në spital, ai më vetke për nanën, nana për vëllain”, deklaroi ai

Baby Boo