Nëna lehonë në burg, gazetarja: Biznesmenë ofrohen t’i paguajnë gjobën që u konvertua në ditë burgimi


Ditën e sotme, rreth orës 12:30 pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për nënën lehonë, Diana Bahçen, e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në një muaj burg.

Në një lidhje direkte për Klan News, gazetarja Emi Kalaja raporton se gjendja ekonomike e familjes Bahçja është shumë e vështirë dhe për foshnjën kujdeset gjyshja, e cila është në moshë të thyer.

Gazetarja Kalaja është shprehur se biznese të ndryshme në Shkodër janë ofruar që t’i paguajnë gjobën Diana Bahçes në mënyrë që vendimi për arrestimin e saj të pezullohet dhe ajo të kthehet pranë fëmijës së saj.

Emi Kalaja: Ne jemi dëshmitarë të gjendjes së vështirë të familjes Bahçja. Kemi vizituar dje fëmijën, i cili po rritet në kushte jo të zakonshme. Për të kujdeset gjyshja që është detyruar që të bëhet nënë.

Megjithatë, gjendja e vështirë ekonomike, mungesa e nënës e ka lënë të gjithë zonën të trishtuar në pamundësi për të ndihmuar. Megjithatë, biznesmenë të ndryshëm në Shkodër të cilët kanë preferuar të mbeten anonimë, kanë deklaruar se mund t’i paguajnë gjobën, e cila tashmë konvertuar në ditë burgimi.

Avokatët kërkojnë pezullimin provizor të këtij vendimi dhe të ekzekutohet pasi foshnja të mbushë 1 vjeç. Vendimi do të merret sot rreth orës 12 e 30 minuta. Të gjithë presin lirimin e Diana Bahçes. Pas vendimit, pritet të ketë edhe një konferencë për mediat nga avokatët.

Baby Boo