Nëna hidhet nga 200m lartësi me foshnjen 1 muajshe e djalin 3 vjeç


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moskë ku një nënë është hedhur nga një lartësi prej 200 m me foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël në krahë duke i vrarë të dy.
Olga Zharkova, 34 vjeç, me dy djemtë e saj të moshës tre vjeç dhe një muajsh, u hodh nga kati i 19 i banesës dhe hetimet për vrasjen kanë filluar.

Dyshohet se nëna e vuante nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj.
Mediat e huaja raportojnë se Zharkova kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë, të zymtë” dhe i mbante fëmijët në krahë teksa binte nga banesa e lartë.
“Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes, u ndje e vetmuar dhe e lodhur”, është shpreh një burim.

Baby Boo