Pamje të aksidentit brenda tunelit të Kalimashit, ku vdiq një person (VIDEO)


Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur në tunelin e Kalimashit, mbrëmjen e së premtes, i ka marrë jetën një vajze.

Aksidenti ka ndodhur në brendësi të tunelit, ku janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues nga Shkopeti dhe tjetri nga Kosova.

Euronews Albania ka siguruar pamjet e momentit kur ka ndodhur ky aksident i rëndë.

Mjeti me targë shqiptare ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane, ku ishte një shqiptar nga Kosova, bashkë me vëllanë dhe kunatën.

Dëmtimet më të rënda i ka marrë mjeti me targa shqiptare dhe për pasojë ka vdekur pasagjerja E.S.

Dy prej të lënduarve janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë policia po heton për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Baby Boo