Nëna e Luizit jep bekimin për dasmën e të birit, ndërsa familja e Kiarës ka reaguar më në fund


Nëna e Luizit duket se i ka dhënë bekimin të birit dhe Kiara Titos për historinë e dashurisë që e finalizuan mbrëmjen e djeshme ku u dha puthja në buzë që theu rekorde në rrjet.

Gjithashtu duket se puthja ka ngrohur edhe zemrat e të afërmëve të Kiara Titos të cilët kanë mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim të fohtë për këtë romancë.

Mbrëmjen e djeshme, në Instagramin e Kiarës është shpërndarë momenti i puthjes dhe gjithashtu Luiz dhe Kiara më në fund ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Pra nuk ka më vend për asnjë pakënaqësi për çiftin më të famshëm të momentit. Familjarët pajtohen me këtë vendim

Vëllai i madh duket se ishte i vendosur të martojë Kiarën me Luizin. Të dy ata u emocionuan dhe u përlotën pas puthjes që Luizi e kërkonte prej kohësh.

Edhe banorët e tjerë u emocionuan dhe duartrokitën pas puthjes së parë në ‘shtëpinë e tyre’, veç Dea Mishel dhe Amos, të cilët nuk u afruan pranë momentit të veçantë.

Baby Boo