Nën kërcënimin se ka bombë, grabit një unazë në një artari në Strugë


Policia e Strugës njofton se më 23.08.2018 rreth orës 17.15 në artarinë në rrugën ‘’Marshall Tito’’ është kryer një grabitje ndaj të punësuarit.

Autori, sipas policisë njofton Strugalajm nga i punësuari ka kërkuar t’i jap unazën të cilën ai më herët e kishte porositur por I punësuari I ka thënë se më parë duhet të sjell unazën e tij për ndërrim. Personi i panjohur pas këtij momenti ka hapur një qese dhe ka kërcënuar se aty ka një bomb dhe largohet nga aty duke marr unazën në vlerë pre 11 mijë denarësh .Policia e Strugës njofton se po merr masa për zbardhjen tërësore të këtij rasti.

Baby Boo