‘Negociatat 2019’, Memeti: Nuk janë kushtëzime, por parakushte


Dhënia e datës së kushtëzuar për fillimin e bisedimeve me BE –në, është e arsyeshme për faktin se është paraparë që brenda një viti Maqedonia të mund t’i realizojë reformat dhe një fakt tjetër më kryesor, të mund ta kompletojë marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin, ku mes tjerash, pritet referendumi dhe ndryshimet kushtetuese. Kështu deklaron për TVM2, analisti politik, Ibrahim Mehmeti.

“Vetë fakti që është caktuar viti I ardhshëm si data e mundshme për fillimin e negociatave është përparim shumë i madh, sepse realisht në Maqedoni edhe të të thoshte dikush se ja prej nesër do të filloni bisedimet, nuk ka pas përgatitje, sepse nuk është investuar aspak , ka shumë punë për ekspertët. Së pari, duhet të gjenden ekspertët dhe të fillojnë me punë. Për mua është më me rëndësi sepse praktikisht kemi marrë datë për fillimin e bisedimeve.

Bisedimet nuk janë kushtëzime por parakushte që duhet të plotësohen nga çdo vend pretendues për BE” – u shpreh analisti politik, Ibrahim Memeti.
Për të arritur kushtet e theksuara në konkluzën e KE –së nevojitet ndihmë e patjetërsueshme e ndërkombëtarëve, thekson analisti Xhelan Neziri.

“Tanimë ka datë. Ajo datë është e kushtëzuar nga katër kushte. Unë mendoj se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një roli më aktiv të faktorit ndërkombëtar sepse duhet marrë parasysh se procesuimi i rasteve gjyqësore nuk varet nga pushteti, por nga gjyqësori. Reformat që kërkojnë 2/3 e votave nuk varen vetëm nga shumica parlamentare por edhe nga opozita. Pa nj angazhim më aktiv të faktorit ndërkombëtar nuk besoj se këto kushtet e parashtruara në kumtesën e fundi të KE-së do të mund të realizohen deri në vitin 2019-të” – deklaroi analisti politik, Xhelal Neziri.

Nga Komisioni Evropian kanë njoftuar se administrata e saj po përgatit terrenin e procesit të screening-ut. Nëse arrihen rezultatet e parapara me konkluzat e Luksemburgut, konferenca e parë ndër-qeveritare duhet të fillojë kah fundi i vitit 2019.

Baby Boo