Avokati i Gruevskit paralajmëron ankesë serioze ndaj vendimit për dënimin e klientit të tij


Avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dangov ka paralajmëruar ankesë serioze në lidhje me aktgjykimin e sotëm ndaj klientit të tij.

Ai tha se i vjen shumë keq që Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk e pranoi argumentimin e fuqishëm që do të kishte për epilog nja aktgjykim lirues për Gruevskin.

Dangov shprehet se nuk ka kushte për ndjekje penale në asnjë akuzë ndaj Gruevskit.

Përndryshe, Gruevski u shpall fajtor në lidhje me blerjen e mercedesit luksoz dhe u dënua me dy vite burg./Telegrafi

Baby Boo