Neglizhenca e institucioneve dëmton rëndë bizneset që shesin dhe tregëtojnë kafshë


Në redaksinë e Gazetës Express në Shkup kanë arritur ankesa të panumërta nga biznesmen që merren me shitjen dhe tregtimin e kafshëve.

Kjo pasi që në shtetin e Maqedonisë së Veriut, edhe përkundër faktit që janë vaksinuar kafshët kundër sëmundjes së njohur si “Gjuha blu” , sipas burimeve jo-zyrtare Agjencia për Veterinari dhe Ushqim nuk ka dërguar raport në Organizatën Evropiane për Ushqim dhe Bujqësi, e si pasojë e kësaj, Maqedonia e Veriut ende gjendet në listën e zezë, pra nuk ka të drejtë të eksportojë kafshë jashtë vendit.

Pjesa më e prekur nga kjo neglizhencë institucionale janë pjesa perëndimore e Maqedonisë, gjegjësisht kompanitë shqiptare që përbëjnë përqindjen më të madhe të eksportit të kafshëve edhe atë me shtetin fqinj, Shqipërinë.

Institucionet maqedonase kanë tentuar që përmes një vërtetimi se kafshët janë vaksinuar ta bind shtetin shqiptar që të importoj kafshë nga Maqedonia, megjithatë shteti shqiptar nuk ka të drejtë të merr kafshë nga Maqedonia përderisa nuk jep dritë jeshile Organizata Evropiane për Ushqim dhe Bujqësi.

Gazeta Express me seli në Maqedoni të Veriut sot ka vënë kontakt me Agjencinë për Vetierinari dhe Ushqim nga ku thanë se gjatë ditës së nesërme do të kthejnë përgjigje në pyetjet që ua parashtruam në lidhje me raportin që duhet dorëzuar në organizatën evropiane dhe me pengesën që u bëjnë kompanive shqiptare në vend që merren me shitjen dhe transportin e kafshëve./GazetaExpress

Baby Boo