Nedellkov: “Jemi në fillim të bisedimeve, orët e humbura të plotësohen dhe viti shkollor të përfundojë më 10 qershor”


Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov deklaroi sot se jemi në fillim të bisedimeve, gjegjësisht për vullnet të së vërtetës, që është sinjal i mirë, vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Për fat të mirë nuk fillojmë prej zero, që do të na merrte shumë kohë dhe energji, por vazhdojmë aty ku kemi mbetur

“Realisht të gjithë kemi pritshmëri që nga kjo grevë të dalim me rezultat pozitiv dhe jo si fitues, por si partnerë socialë, të cilët do të gjejnë zgjidhje të pranueshme reciproke, ku nuk do të ketë fitues dhe humbës. Ne kemi hapur kutinë e Pandorës për të ndërgjegjësuar punëtorët, për të ngritur kërkesat e punëtorëve për respektimin e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive, veçanërisht këtë ligj të pagës minimale, që prek absolutisht çdo punëtor në vend. Ky është ndoshta suksesi më i madh që SASHK-u ka bërë në emër të të gjithë punëtorëve në vend. Përfitimi më i madh është hapja e kutisë së Pandorës për harmonizimin e pagave në të gjitha aktivitetet si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik”, tha Nedelkov.

Nedellkovi potencoi se kanë afat prej dhjetë ditëve për harmonizimin e qëndrimeve sa i përket ndërmjetësimit dhe nëse gjatë atij afati nuk arrihet marrëveshje, atëherë do të duhet të vazhdojnë bisedimet për edhe dhjetë ditë.

“Dhjetë ditë është afati për harmonizimin e qëndrimeve lidhur me ndërmjetësimin. Ekziston një dispozitë ligjore, kur njëri prej partnerëve nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura, paraqet kërkesë për zgjatje për dhjetë ditë. Dua të jem optimist dhe i bindur se për dhjetë ditë do të gjejmë zgjidhje, nëse nuk duhet të shkojmë edhe për dhjetë ditë të tjera. Po sikur qeveria të qëndrojë e bindur se ka kaq shumë para dhe nuk mund të shkojë përtej kësaj? Më pas organet vendimmarrëse të SASHK-ut do të diskutojnë se çfarë ofrohet, për të marrë vendim se çfarë do të bëhet më pas. Është e qartë se greva është pezulluar, ai vendim duhet të konfirmohet, gjegjësisht të revokohet apo të aktivizohet greva”, tha ai.

Përkujtoi se të premten fillimisht kanë pasur takim pune me MASH-in dhe ndërmjetësuesin, i cili në detyrë zyrtare ishte propozuar nga MPPS, në të cilin ishin përcaktuar mënyra e bisedimeve, parimet çka nënkupton ndërmjetësim, cilat janë kompetencat e ndërmjetësuesit. Janë bazuar kërkesat, të cilat SASHK-u i kishte dorëzuar me shkrim në MASH.

Sa i përket vitit shkollor, Nedellkovi tha se punë e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit është të vlerësohet se sa orë mësimore ju mungojnë mësimdhënësve dhe të bëhet program i cili do të realizohet deri më 10 qershor, me çka viti shkollor do të përfundonte sipas ligjit.

“Ekziston bazë, ministri i Arsimit ka të drejtë që pas 100 ditëve të realizuara mësimore ta verifikojë vitin si të përfunduar, nuk ekziston rrezik për shkelje të ndonjë ligji se nuk janë realizuar 180 ditë mësimore”, deklaroi Nedellkovi

Baby Boo