Nebi Rexhepi kandidat i BDI-së për Komunën e Vrapçishhtit


BDI në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Komunën e Vrapçishtit do të garon me Nebi Rexhepi.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Vrapçishtit, Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe ju aktivistë të Bashkimit Demokratik Për Integrim.

Kryetari i Degës së BDI-së në Vrapçisht z.Bajram Kadrija në bashkëpunim me nëndegët e BDI-së Vrapçisht gjithashtu në përputhshmëri me politikat e Kryetarit z.Ali Ahmeti konfirmojmë se Bashkimi Demokratik Për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale për kryetarë të ardhshëm të Komunës së Vrapçishtit kandidatin, anëtarin e BDI-së z.NEBI REXHEPI.

Njëherit z.Nebi Rexhepi e urojmë për guximshmërinë dhe motivin për ta fituar përsëri Komunën e Vrapçishtit dhe ti kthehet dinjiteti kësaj komune ashtu siç e meritojnë qytetarët”, thuhet në njoftimin e BDI-së, Dega e Vrapçishtit.
Në këtë komunë opozita shqiptare ASH-AAA pritet të garojë me kryetarin aktual, Isen Shabani.

Baby Boo