Në Xhepçishtë të Tetovë janë gjetur 80 gramë kokainë, ndalohet dileri


Sot (29 mars) rreth orës 14:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 40-vjeçarin F.K. nga Xhepçishti i Tetovës, pasi që në oborrin e shtëpisë së tij familjare, e cila është bastisur me urdhër të gjykatës, janë gjetur rreth 80 gramë kokainë dhe dy peshore digjitale. F.K. është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet aktakuza për “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, vepër e dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal.

Baby Boo