I detyronte fëmijët të kërkojnë lëmoshë, nëna përfundon në Polici


Një grua është shoqëruar në Stacion Policor në Gjilan, pasi që dyshohet se i ka detyruar fëmijët e saj të moshave 10, 7 dhe 3-vjeç të kërkojnë lëmoshë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, ku është hasur nëna 29-vjeçare e cila dyshohet se përmes autoritetit të saj, ka detyruar dy nga fëmijët (10 dhe 7-vjeçarë) të kërkojnë lëmoshë të vetëm nëpër rrugët e qytetit.

Ndërsa dy fëmijët tjerë 3-vjeçarë, për të cilët Sinjali mëson se janë binjakë, 29-vjeçarja i ka shfrytëzuar për përfitime materiale, duke u ngjallur ndjenjën e dhembshurisë qytetarëve nga të cilët kërkonte lëmoshë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës’.

Baby Boo