Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” të enjten hapet pikë vaksinimi për studentët


Vaksinimi në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe pa termine. Deri tani me dy doza të vaksinës janë vaksinuar rreth 570 mijë qytetarë. Të enjten do të hapet një pikë vaksinim edhe për studentët në kampusin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

“Dua t’ua dërgoj këtë mesazh të gjithë të rinjve në vend, bashkëmoshatarëve të mi, që të tregojnë një shkallë të lartë të ndërgjegjësimit, seriozitetit dhe përgjegjësisë kur është fjala për shëndetin publik, të vaksinohen, të mbrojmë veten dhe njerëzit përreth nesh.”,- u shpreh studenti, Ernes Nikoqeviq.
Shkalla e vaksinimit tek të rinjtë është 44%, derisa 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç tanimë janë imunizuar.

Baby Boo