Aksident i rëndë ndërmjet kamionit dhe një motori afër fshatit Duf, lëndohet rëndë një person


Dje (20-mars) në orën 17:15 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale kryqëzimi i Mavrovës–Dibër, në hyrje të fshatit Duf të Gostivarit, ka ndodhë një aksident trafiku në të cilën morën pjesë: një mjet transportues ,,Man” me shenja regjistrimi të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 26-vjeçari I.O. nga Dufi dhe një motoçikletë ,,Sym 250”, gjithashtu me targa të Gostivarit të drejtuar nga personi O.Ç.(26) nga Republika e Shqipërisë. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar.

Baby Boo