Në Tetovë ndërtohet pa leje, nga komuna nuk marrin masa


Pa pëlqimin dhe miratimin tonë fqinji ynë po ndërton një shtëpi të ngjitur me shtëpinë ton, akuzon familja Ganiu e cila jeton në qendër të qytetit.

Ata thonë se për shkak të aktiviteteve të tilla ndërtimore janë ngritur ankesa deri tek komuna ku pas shtat muajsh janë përgjigjur se ankesa nuk u është miratuar, ndërsa sektori për urbanizëm i ka lëshuar fqinji një leje për ndërtim para skadimit të afatit të apelimit.

Edhe pas një jave nga komuna e Tetovës, nuk kemi marr qëndrim se pse është dhënë leja për ndërtim pa pëlqimin e fqinji dhe pa kaluar afati për ankesë.

Familja Ganiu thotë se do të paraqesë një ankesë në komisionin e shkallës së dytë, Prokurorinë Publike dhe Ministrinë për Transport dhe Lidhje. Kjo është vetëm një nga rastet e shumta në Tetovë, ku ndërtohet kush ku mundet. /Telegrafi/

Loading video

Baby Boo