Në Tetovë do të mbahet Edicioni VII i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”


Të nderuar veprimtarë të artit, të kulturës, të arsimit dhe të shkencës,

Kemi nderin t’ju njoftojmë se Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 10 qershor 2020, në orën 11:00, do ta organizojë Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”.

Në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të zhvillohen këto veprimtari:

– Shënimi i 142-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit;

– Përkujtimi i figurës së At Gjergj Fishtës (1940 -2020), me rastin e 80-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta;

– Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2020; dhe

Manifestimi i sipërthënë do të begatohet edhe me një program artistik.

Për shkak të pandemisë globale Covid-19 dhe numrit në rritje të të infektuarve, manifestimi i sipërthënë do të organizohet online në faqen zyrtare të shoqatës sonë në facebook: https://www.facebook.com/shoqatatradita.org/ .

Ju jemi mirënjohës që vite me radhë keni qenë pjesë e rëndësishme e projekteve tona arsimore, shkencore dhe kulturore–artistike. Besojmë se, përmes kësaj platforme, do ta ndiqni edhe manifestimin e sivjetmë.

Me respekt,

Selam Sulejmani

Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”

Baby Boo