“Në takime është”, Presidentja Osmani nuk merr pjesë në paradë, as Kryeministri Kurti jo


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë.
Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina tha se Osmani është në takime.
“Në takime është”, tha ai, kur u pyet se a është duke marrë pjesë presidentja në këtë paradë.

Atje nuk është parë as kryeministri Albin Kurti.
Mediat kanë provuar të kontaktojnë edhe me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu, për mungesën e Kurtit në paradë, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.
Në ndërkohë nga zyrtarët shtetërorë në paradë është parë vetëm deputetja, Adriana Matoshi.

Baby Boo