Në rajonin e Pollogut regjistrohen 64 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse


Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Pollogut Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 64 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse dhe atë 37 në Tetovë dhe 27 në Gostivar.

“Gjatë 24 orëve të kaluara sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë për periudhën (23.07./24.07) për të mos mbajtje të maskave mbrojtëse gjithsej 64 persona (TE-37 dhe GV-27) janë përgatitur urdhër pagesa kundërvajtëse sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe ndaj 70 personave (TE-32 dhe GV-38) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kurse janë kryer kontrolle mbi 904 persona (TE-598 dhe GV-306) persona me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në përputhje me vendimet në fjalë” deklaroi Fatmir Rexhepi zëdhënës i SPB-Tetovë.

Baby Boo