‘Thjesht shkatërruese’: tabuja virtuale e humbjes së një fëmije


Vdekja e djalit binjak të Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez gjatë lindjes, është pritur me keqardhje në mbarë botën. Por, ekspertët thonë se ka ende shumë pak perceptim publik për ndikimin shkatërrues të lindjes së vdekur, vdekjes neonatale, abortit spontan dhe ndërprerjes mjekësore tek prindërit, si dhe tek familjet dhe miqtë e tyre.

Humbja e një foshnje diskutohet kaq rrallë në shoqëri sot, saqë është praktikisht tabu, thonë këshilltarët e zisë, duke i lënë prindërit të tjetërsuar në vend të mbështetjes. “Ndërsa jeta e prindërve ndryshon në mënyrë të pakthyeshme nga humbja e të porsalindurit të tyre, edhe ata brenda familjes së të vdekurve mund të përfundojnë duke thënë gjënë e gabuar,” tha Jen Coates, drejtore e shoqatës bamirëse Sands. “Çdo gjë që fillon me “Të paktën” është zakonisht tepër e padobishme dhe lënduese. Kjo mund të jetë një çështje e veçantë me humbjen e binjakëve, ku një binjak vdes dhe një tjetër jeton. Nuk ka “Të paktën”: foshnja e tyre vdiq dhe kjo është shkatërruese.”

Humbja e një foshnje është një përvojë shkatërruese, por ndryshon nga pikëllimi normal që ndjejmë kur humbasim një mik apo të afërm të ngushtë. Ne jemi të pikëlluar gjatë gjithë jetës për një mundësi të humbur dhe kujtime që kemi planifikuar të krijonim me fëmijën tonë. Si prind ju dëshironi të mbroni fëmijën tuaj; kur humbet një fëmijë, dëshiron dhe duhet të mbrosh kujtimin e tij.

Baby Boo