Në rajonin e Gostivarit regjistrohet edhe një rast me Kovid-19


Epidemiologët kanë zbuluar një rast të ri me korona virus në rajonin e Gostivarit. Nga testimet e fundit ka rezultuar që një person nga Komuna e Vrapçishtit është pozitiv duke çuar kështu në 30 numrin e të infektuarve në rajonin e Gostivarit.

Sipas informatave të shtabit ndër-komunal të krizës në Komunën e Gostivarit janë 14 raste aktive, në Komunën e Vrapçishtit 13 dhe në Mavrov-Rostush 3 raste aktive.

Në të tria Komunat në rajonin e Gostivarit që nga fillimi i pandemisë janë kryer 474 teste prej të cilave 51 persona kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19. Prej tyre, 24 janë në Gostivar, 22 në Vrapçishtë dhe 5 në Mavrov dhe Rostushë. Si pasoj e infektimit me Kovid-19, kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa janë shëruar 18 pacientë.

Baby Boo