Ankohen mërgimtarët për pritjet e gjata në kufi: “Jemi me fëmijë, ky është keqtrajtim”


Në pikën e nxehtit mërgimtarët të cilët po kthehen në vendlindje po presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare. Jemi në pikën kufitare në Tabanoc për t’i pyetur mërgimtarët se sa kohë kanë pritur në radhë për të kaluar kufirin.
Nga cili vend keni ardhur?
-Nga Berlini.

Sa kohë iu shkoi duke ardhur në Maqedoni?
-16 orë.
A keni prit shumë radhë në kufi?
-Në kufi kam pritur deri 3 orë.

Sa ka qenë e vështire përderisa je me familje të presësh në radhë?
-Ka qenë shumë e vështirë, sepse disa e prishin rendin dhe hyjnë pa rend.

Çfarë apeli bën deri te institucionet?
-t’i lirojnë pak kushtet, më shpejtë të hyjmë.

“Institucioneve ju kisha thënë se po shoh se 5 sportele ishin. Unë kam punuar shofer autobusi ndërkombëtar dhe e di shumë mirë, 5 sportele kapaciteti është i plotë por është edhe rreziku i kalimeve të pa ligjshme, sepse ujku mjegull dëshiron, normalisht që është e vështirë edhe për policinë, çfarë të them? Është një kohë jo shumë e madhe por fluksi bën punën e vet, ju urojmë të shpejtojnë punën, kur t’i shohin me familje t’i lirojnë më lehtë.”- thotë një qytetar.
Udhëtarët bëjnë apel deri te institucionet që të marrin masa për të mos pritur shumë në kufi, sepse siç shprehen një herë në vit kthehen në vendlindje.

“Ju kisha bërë apel që të mos presin shumë, është e vërtetë se është maltretim i madh, me fëmijë, të bësh gjithë atë rrugë është…

Pse mendon që ndodhin gjithë këto kontrolle?
-nuk e di, nuk kam pyetje për këtë unë nuk e di, ndoshta me dashur të më kontrollojnë, por jo me in dal kështu njerëzit sepse nuk është mirë. Ti pret një herë në vit për të ardhur në vendlindje edhe me prit kaq shumë është vërtete vështirë.”- thotë një tjetër qytetar.
“Më falni sepse në Shkup kam një termin të marr pasaportën ju lutem.

Çfarë apeli ju kishe bërë institucioneve?
Mos me i malltretu i kisha lut.”- apelon një tjtër qytetar.

Përveç në Tabanoc, udhëtarët thonë se gjatë kanë pritur edhe në hyrje të Serbisë nga ana e Hungarisë. Ndryshe kolona të gjata ka edhe në drejtim të Greqisë. Në vendkalimin kufitar në Bogorodicë për dalje nga vendi pritet nga një orë.

Baby Boo