Në qendër të Prishtinës ngacmohet seksualisht një femër


Një femër është ngacmuar seksualisht nga një mashkull në qendër të Prishtinës.

Është publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet se një person ngacmon seksualisht një femër e cila ishte duke ecur në drejtimin e saj.

Sipas qytetarit që e ka publikuar këtë video, rasti ka ndodhur sot në ora 13:30 në lagjen Tophane.

Ky qytetar thotë se kjo nuk është hera e parë që ky person ngacmon vajza, madje sipas tij, rastin e kanë lajmëruar edhe në polici por që asnjë herë nuk është marrë asnjë masë kundër këtij personi.

” Në këtë video shihet personi i cili për të 3-tën herë ka ngacmuar vajza duke i prekur, rasti është raportuar në polici, mirëpo asnjëherë nuk janë ndërmarrë masa kundër tij. Ngjarja ka ndodhur sot ne kryeqytet-Prishtine ne lagjen tophane në mesditë ora 13:29″.

Më poshtë ju sjellim videon e publikuar në rrjetin social Twitter.

Baby Boo