Në punishten e skulptorit 83-vjeçar, që ka bërë bustet e figurave të kombit


Në Vlorë, Bujarin e gjen në punishten e tij në lagjen “Çole”, mes busteve të Skënderbeut, Ismail Qemalit apo vëllezërve Frashëri. Veprat e skulptorit me origjinë nga Përmeti gjenden në sheshet e qyteteve, nga Dibra deri në Vlorë. Kur për shkak të moshës nuk mund të punojë dot skulptura, Bujari shkruan poezi, pikturon apo i bie fizarmonikës. Me qindra vepra arti të ekspozuara në sheshe qytetesh e fshatrash, muze e galeri artesh, ai i kujton me krenari, por një brengë nuk i shlyhet kurrë: veprat e dëmtuara kur iu dogj studioja gjatë vitit ’97, apo dhjetëra punime që iu zhdukën në vitet e tranzicionit.
Baby Boo