Përveç ASH-AAA, PDSH-së dhe Të Majtës, të gjithë partitë tjera i morën certifikatat për deputetët


Sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u mbajt seancë solemne në të cilën u dhanë certifikatat e deputetëve të zgjedhur.
Përveç të Majtës, PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët të gjitha partitë e tjera mbërritën në KSHZ dhe morën certifikatat e tyre për deputetë.

Megjithatë, nga Aleanca për Shqiptarët mbërrit një përfaqësues, por për shkak se ai nuk kishte asnjë autorizim, atij nuk iu dhanë certifikatat për deputetët.
Më herët, në orën 11 të mëngjesit në seancë publike të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u njoftuan rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15-të korrikut.

https://www.facebook.com/watch/?v=2818890741673490

Baby Boo