Në Prishtinë, testime PCR falas më 29 dhe 30 dhjetor


Instituti Kombëtari i Shëndetësisë Publike në Kosovë, përkundër situatës epidemiologjike, e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve, po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parrandalimin e COVID-19.
Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.
Përmes një njoftimi IKSHP bën të ditur se do të organizojë testim PCR për të gjithë qytetarët që janë të interesuar.

“Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:
1.Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;
2.Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;
3.Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike”, njofton IKSHP.
Ky institut apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke i informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Baby Boo