Në Porchen që voziste i kapen armë, thikë dhe sende tjera, arrestohet 28-vjeçari nga Gostivari


Më datë 02.02.2024 në ora 21:40 në afërsi të fshatit Kamjanë, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Kamjanë e kanë privuar nga liria Sh.F.(28) nga Gostivari. Gjatë kontrollit të automjetit “Porsche” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zastava” e kalibrit 7.62 mm, një kornizë me fishekë, një thikë dhe sende të tjera me prejardhje nga vepra penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.Pa Censurë

Baby Boo