Fejohet në moshën 77-vjeçare këngëtari i njohur


Kantautori anglez, Roger Waters është fejuar për herën e pestë, në moshën 77 -vjeçare.
E fejuara e tij është e njëjta grua që u shfaq në tapetin e kuq me të në festivalin e filmit në Venecia në vitin 2019 për filmin e tij të koncertit, “Us Them”.

Waters ishte ndarë me gruan e tij të katërt, Laurie Durning. Çifti u martua në vitin 2012 pasi jetuan së bashku për 10 vjet.
Kantautori dëshmoi në atë kohë se marrëdhënia “ishte prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Baby Boo