Në Policinë e Maqedonisë së Veriut u caktua një person kontakti për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve


Policia e Maqedonisë së Veriut në kuadër të bashkëpunimin me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), ka vendosur të caktojë një pikë kontakti për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është caktuar një person-pikë kontakti për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve dhe në përgjithësi punonjësve të medias”, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministri Oliver Spasovski sot zhvilloi takim me SHGM-në e udhëhequr nga kryetari Mlladen Çadikovski në lidhje me promovimin e Protokollit për sigurinë e gazetarëve në internet, përqendruar te gazetaret.

“Protokolli ofron hapa praktike që gazetarët të veprojnë kur janë subjekt i një kërcënimi përmes rrjeteve sociale dhe në përgjithësi në internet, përmes përfshirjes proaktive të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbrojtjen e punonjësve të medias”, sqaroi Ministria.

Policia sqaroi që bëhet fjalë edhe për punën e papenguar në terren.

“Anëtarë të grupit punues të përbërë për përgatitjen e këtij protokolli nga SHGM-ja ishin Mlladen Çadikovski dhe Dragan Sekullovski, Nikolla Dujovski, profesor në Fakultetin e Sigurisë Shkup në USHKO Manastir, Jasna Baçovska Nediq, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justinian Prvi” Shkup. , Toni Angellovski, Ndihmës i ministrit për Marrëdhënie me Publikun dhe Planifikim Strategjik në MPB, ndërsa nga femrat gazetare në grupin punues ishin Sashka Cvetkovska, Evi Shkopi dhe Kristina Atovska”, raporuan nga Policia.

Baby Boo