Në moshën 34 vjeçare, një zyrtar komunal humb jetën nga koronavir*usi


Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë. Në moshën 34 vjeçare, Afrim Tafa humbi jetën si pasojë e viru*sit COVID-19. Ani pse në njoftimin e komunës nuk u bë e ditur kjo gjë, miq të shumtë të tij përmes rrjetit social Facebook thanë se kishin menduar që i njëjti do të arrinte ta mundte koronavirus*in.

Stafi i komunës së Shtimes shprehu ngushëllime ndaj familjarëve, duke theksuar se i njëjti për disa vite radhazi kishte kryer punën e tij me shumë përkushtim. Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pan*demia COVID-19, ku numri i të vde*kurve i konfirmuar deri dje pasdite ishte 284.

Baby Boo