Në moshën 32 vjeçare, ndërron jetë komediani Teddy Ray


Teddy Ray, një yll në rritje në skenën e komedisë, ka vdekur vetëm dy javë pasi mbushi 32 vjeç. Vdekja e Ray u konfirmua nga Comedy Central në një fotografi të publikuar në Twitter. “Ray ishte një performues i mahnitshëm. Do t’i mungojë të gjithë komunitetit të komedisë”.

Ai u shfaq rregullisht në disa skica dhe skeçe në YouTube për marka të tilla si platforma e komedisë All Def Digital – shumë prej të cilave u bënë virale si meme të njohura. I njëjti gjithashtu u shfaq në serialin e HBO Max “Pause with Sam Jay”. Shkaku i vdekjes së Ray ende nuk është zbuluar. Vdekja e tij vjen vetëm një muaj pas vdekjes së shokut të tij gjithashtu me profesion komedian, Jak Knight.

Baby Boo