Në mesnatë fillon fushata zgjedhore (VIDEO)


“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga Ministria e Shëndetësisë ka pranuar protokollet në bazë të të cilave do të zhvillohen zgjedhjet e 15 korrikut, me masa të veçanta mbrojtjeje. Nga ana tjetër, KSHZ-ja së shpejti do të duhet të formojë edhe këshillat special zgjedhor të cilët do të duhet të realizojnë votimin e personave në izolim.”

Protokolli shëndetësor për zgjedhjet të cilin e siguroi Alsat, parashikon që anëtarët e këshillave special zgjedhor, në këtë rast mjekët ose infermierët, të mbajnë mantel për një përdorim, maska dhe doreza. Personi në izolim ose i infektuari duhet të mbajë maskë dhe të dezinfektojë duart para dhe pas votimit. Kutitë e votimit nuk do të dezinfektohet pas secilit votim. Protokolli parashikon edhe një sërë masash të tjera të detyrueshme të cilët kanë qenë të njohura edhe më herët. I gjithë procesi do të zhvillohet me maska, doreza, dezinfektues dhe distancë prej 1 e gjysmë deri 2 metrash. KSHZ-ja do ta shndërrojë protokollin në akte nënligjore.

Ndërkohë me dekret, Qeveria rregulloi pjesën e reklamimit politik e cila ngjalli disa reagime. 6-minutshi i përcaktuar për reklamimin e opozitës tani do të ndahet mes VMRO-DPMNE-së dhe Besës. Kjo hedh poshtë vendimin e Agjencisë së mediave që 6-minutshi t’i takojë vetëm VMRO-së.

“Me mjete nga buxheti, Agjencia e mediave propozoi që VMRO-DPMNE-ja të marrë dyfish më shumë hapësirë mediatike se sa partitë në pushtet. Absolutisht mendoj se dekreti është i duhur për të ndaluar një veprim jashtëligjor.”- deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Nga 14 minuta për një orë reale për program të paguar politik, 6 u takojnë dy partive në pushtet, 6 dy partive në opozitë dhe 2 minuta janë për partitë e tjera. Në mesnatë fillon zyrtarisht fushata zgjedhore./Fatlume Dervishi

Baby Boo