Në mesin e të vdekurve nga Covid-19 edhe një shtatzëne 31 vjeçare nga rajoni i Gostivarit


Pacientja 31-vjeçar nga rajoni i Gostivari, konkretisht fshati Dobërdoll, e cili vdiq në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup si e infektuar me Covid-19 është një grua shtatzënë, e cila u konfirmua si pozitive në 26 maj dhe u operua me urgjencë nga gjinekologët para se të vendosej në Infektiv.

Pacientja në 26 maj iu nënshtrua një operacioni dhe i është nxjerrë fetusi i vdekur.

Ajo u transferua menjëherë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ku u monitorua nga gjinekologë, epidemiologë, transfuziologë dhe infektologë.

“Klinika monitoroi çdo ditë trajtimin e gruas shtatzënë dhe nga aspekti i autorizimeve tona, nuk ka vërejtje në lidhje me ndërhyrjet mjekësore, d.m.th. pacientes i janë dhënë të gjitha terapitë dhe kujdesi i duhur”, tha Dr. Irinka Buhova Sotirova.

Baby Boo