Kryeministri Rama ka vizituar një tjetër famiilje të varfër. Mëngjesin e kësaj të shtune Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook pamjet pikërisht nga kjo vizitë.
Rama ka shkuar në familjen e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë të Vlorës. Dy prindërit dhe fëmijët e tyre jetojnë në skamje të plotë, në një shtëpi të rrënuar pa drita dhe pa ujë.
“Kjo është shtëpia ku banoj unë me 5 fëmijët e mi, pa ujë pa drita, pa rrugë vetëm me një ndihmë ekonomike”, iu shpreh kryefamiljari kryeministrit.
“Do shikojmë t’u gjejmë ndonjë mundësi t’ju ndihmojmë edhe për fëmijët edhe për shtëpinë, dhe për ndonjë blektori të vogël këtu”, iu premtoi Rama.
LINKUhttps://www.facebook.com/edirama.al/videos/1971335646498552/