Capital T dhe Adrola Dushi fejohen? Bëhet lëmsh rrjeti nga urimet për dyshen


Capital T dhe Adrola Dushi kanë qenë për një kohë të gjatë kryefjala e medieve rozë.Ata janë përfolur për një lidhje dashurie por një gjë të tillë e mohuan të dy, duke u shprehur se kanë vetëm miqësi të mirë.
Së fundi, Capital T ka postuar një foto me Adrolën në rrjetin social ‘Facebook’ të shkrepur para disa kohëve.

Kjo fotografi e bashkangjitur me linkun e këngës së reperit, protagoniste e të cilit është Adrola mori gjithë vëmendjen tek komentet e ndjeksëve. Rrjeti po zien nga urimet për fejesën e tyre dhe nuk dihet se cila është e vërteta pas kësaj.

Baby Boo