Besimi ndaj gjyqësorit përplas BDI-në dhe ASH-në (VIDEO)


ASH KËRKON VETTING, NUHIU-REFORMAT PËRMES STRATEGJISË 2023 – 2027
Politika larg duart nga gjyqësori dhe sa më shpejtë të ketë veting në gjyqësor. Kjo është kërkesa e opozitës, që sipas tyre, vërtetohet edhe nga besimi i ulët i qytetarëve në gjyqësor.

AVZI ALIU – ASH
Hajde në fillim ta pastrojmë gjyqësorin le të bëhemi bashkë si pozitë dhe opozitë të bëjmë një veting, le të fillojmë nga nesër të ulemi ASH dhe BDI le të bëjmë një ligj ku do të kërkojmë veting në gjyqësor.
Vlerësimet e opozitës për implikimet e politikës në gjyqësor, u kundërshtuan nga Zv/Ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu. Sipas tij, ligjet janë konform BE-së dhe drejtësia është e njëjtë për të gjithë.

AGIM NUHIU – ZV/MINISTËR I DREJTËSISË
Gjitha ligjet si pako e reformave në gjyqësor flasin për seriozitetin e kësaj qeverie për funksionimin e institucionit të Drejtësisë, sepse ligjet janë konform me BE-në. Sigurisht që po punojmë për një ngritje edukate, kulture që drejtësia të jetë e kapshme për të gjithë. Shqiptarët nuk janë fajtor që s’ka drejtësi në vend, por ka problem me fazat e ndërtimit të shtetit.

Në Klan Debatin e mbrëmshëm, ASH-ja drejtoi akuza për BDI-në, sic u tha, se gjyqësori është i mbushur me njerëz të integristëve dhe se të gjithë raportet flasin për besim të ulët në gjyqësor edhe atë për 8% të qytetarëve që i besojnë gjyqësorit.

Duke kundërshtuar akuzat e opozitës shqiptare, Zv/Ministri Nuhiu tha se është projektuar plani për strategjinë 2023-2027, ku janë paraparë reforma në gjyqësor dhe se po punohet vazhdimisht me proceset. Sipas tij, nuk mund të njollosen shqiptarët që udhëheqin me disa gjykata në Maqedoni, duke e quajtuar veprimin e ASH-së si tentativë për të përfituar pikë politike. / KlanMacedonia/

Baby Boo