Në Merdarë pritjet deri në katër orë


Për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të presin nga 3 deri në 5 minuta Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar sot se deri në orën 15:00 pritja për të hyrë në Kosovë nga 12 pikat kufitare më së shumti arrin në pesë minuta. Për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të presin nga 3 deri në 5 minuta. Ndërsa për të dalë nga Kosova pritja është tre deri dhjetë minuta në të gjitha pikat, përveç asaj në Merdarë e cila arrin deri në katër orë dhe asaj në Dheun e Bardhë e cila shkon deri në një orë. Pra, hyrjet në pika kufitare janë pa kolona dhe pritje të gjata, mirëpo në dalje kolonat e veturave që janë regjistruar arrijnë deri në 1 mijë metra në pikën kufitare Merdarë dhe deri në 200 metra në atë në Dheun e Bardhë. Në pikat tjera kufitare kolonat në dalje janë 30 deri në 50 metra për të dalë nga Kosova. Këtu mund të kontrolloni në kohe reale kolonat në pikat kufitare të Kosovës

Baby Boo