Në Maqedoni ka mungesë ilaçesh dhe trajtimi për sëmundjet…

Maqedonia nuk është e aftë të sigurojë terapi për fëmijët me pengesa në zhvillimin trupor, thonë nga shoqata “Rritja”. Sipas tyre në mungesë të përgatitjes së personalit për të diagnostifikuar me kohë sëmundjen dhe fillimit të terapisë së hormonit të rritjes, shumë fëmijë tërë jetën mbeten pa u zhvilluar dhe të ndryshëm nga moshatarët e tyre, njofton Alsat M.

Baby Boo Tinex

Pos diagnostikimit shumë fëmijë të cilët kanë ngecje në zhvillim janë peng i pritjeve të gjata të Fondit Shëndetësor për të siguruar mjete për terapinë adekuate. Nga shoqata e cila mbron të drejtat e këtyre pacientëve akuzojnë institucionet shëndetësore në vend për shkelje të të drejtave të pacientëve.

Drejtori i Fondit Shëndetësor Donçev pranon se Institucioni që drejton ka fonde të limituara, ndërsa premtoi se do të sigurojë mjete për furnizimin me këtë terapi.

Restorant Lumare