Në Maqedoni 5 koordinator nacional, asnjëri shqiptarë!


Nga dje, ish ministri i kulturës, Robet Allagjozovski është  emëruar në pozitën e koordinatorit nacional. Me këtë, numri i koordinatorëve arrin në 5. Paraprakisht, Qeveria kishte emëruar 4 koordinatorë edhe atë: Vlladimir Pivovarov, koordinator nacional për menaxhim me kufijtë, Stevo Pendarovski koordinator nacional për përgatitjen e Maqedonisë për në NATO, Pavle Trajanov koordinator për përgatitjen e Maqedonisë për menaxhim me kriza dhe rreziqe, Borçe Petrevski, koordinator për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. 2 nga 4 koordinatorët kanë edhe zëvendës të tyre. Sipas Qeverisë, pozita e koordinatorit nacional është e paraparë me ligj dhe nuk bëhet fjalë për funksion i cili plotëson nevoja partiake.

Edhepse me kushtetutë është i garantuar përfaqësimi adekuat në të gjitha organet shtetërore, edhe ate, si horizontalisht në numër të përgjithshëm, ashtu edhe në vertikalë, pra në udhëheqje në të gjitha nivelet, pothuajse të gjitha institucionet, që nga Qeveria e Kryeministri e më poshtë, në kontinuitet shkelet kushtetuta e vendit. Kjo përndryshe ishte një ndër arritjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së në vitin 2001, që më pas u shkruajt në Marrëveshjen e Ohrit dhe më pas në kushtetutë. Tani kjo praktikë as nuk vëhet në shqyrtim, madje as nga Gjykata Kushtetuese./FAKTE.Net

Baby Boo