Në lagjet tjera lule, në Çair barriera betoni! “E kanë bë si me qenë në Palestinë”!


Në lagjet tjera lule, në Çair barriera betoni! “E kanë bë si me qenë në Palestinë”!

Në vend se me gjelbërim, rruga “Cvetan Dimov” mbrëmë gjatë orëve të vona, u nda me barriera të betonit. E sot çairasit gjatë gjithë kohës sot ishin në shoqëri të policisë. Policët Largonin veturat e parkuara në rrugë.

“Ka pasur mundësi ta bëjnë diçka tjetër që të jetë më mirë, këtë e kanë vendosur sikur me qenë në Palestinë”, tha një qytetar.

“Çdo pengesë që bëhet në këtë rrugë e bëjnë pikërisht këmbësorët dhe mosrespektimi i shenjave dhe rregullave të komunikacionit, tani mendoj se është ne rregull”, tha një qytetar.

“Mendimi im është që s’duhet të jenë, ndoshta ata i kanë vendosur për mirë diçka, por mendoj se s’ka pas nevojë me vendos”, tha një qytetar.

“Një herë në vit i ngjyrosin vizët e bardha, jo më shumë. Njerëzit duan të kalojnë rrugën dhe nuk dinë në cilën anë të kalojnë pasi që nuk shohin viza të bardha”, tha një qytetar.

“Më mirë është kështu pasi që ka shumë tollovi”, tha një qytetar.

“I lumtë Shilegovit, kjo duhej që më herët të ndërtohet 20 vite pritet që të rregullohet ky problem”, tha një qytetar.

“Mirë është. Besoj se nuk do të ketë tollovi”, tha një qytetar.

“Shumë tollovi, ndoshta duhej zgjidhje tjetër, ku mu parku na. Duhet të ndalesh të blesh në barnatore nuk ka ku. S’kemi parkingje”, tha një qytetar.

Kur është fjala tek parkingjet, një i tillë ishte premtuar të ndërtohet tek kompleksi Çairçanja, por premtimi  nuk është realizuar. E kryetari i Komunës së Çairit thotë se barrierat janë vendosur përkohësisht.

“Bashkë me qytetin e Shkupit është projekti ku do të bëhet zgjerimi i kësaj rrugë që është prapa meje. Është një fazë pak më e vonshme. Qyteti i Shkupit ka një plan të ketë edhe komunikacion urban mënyre e tjetër e organizimit dhe është duke u përgatitur i gjithë projekti ideor ku do të realizohet në të ardhmen”, deklaroi Visar Ganiu – kryetar i komunës së Çairit.

E nëse bëhet një xhiro në vende të tjera të kryeqendrës së Shkupit, Çairi është i vetmi vend ku ka barriera të tilla të betonit, ndërsa edhe tek tregu i Bit Pazarit kjo rruge është e ndare me gardh te hekurit. Rrugët neper lagjet tjera të Shkupit janë të ndara me gjelbërime lule dhe bari.

Ganiu tha se barrierat e betonit do të jenë të zbukuruara me grafite.

Baby Boo