ASH-AAA nuk përjashton mundësinë për të hy me Qeveri me BDInë

Koalicioni ASH AAA nuk përjashton mundësinë që të ulet në tavolinë për të biseduar edhe me BDInë. Shefik Duraku nga ky koalicion thotë se kanë kontakte me të gjitha partitë politike. “Sa i takon pyetjes suaj se a do të ulemi me BDInë në tavolinë për të biseduar, ne jemi një parti politike serioze një koalicion që ka marrë një numër shumë të madh të votave kemi 12 mandate dhe nuk guxojmë të sillemi pa përgjegjësi në këtë rast. Kjo domethënë që ne nuk përjashtojmë askënd kontaktet me të gjitha partitë politike kanë qenë dhe vazhdojnë normale nuk ka asgjë të re apo eksk*luzive që mund të ju themi. Ne jemi pjesë e procesit do të vazhdojmë të jemi, sa i takon formimit të Qeverisë ajo është punë e mandatarit ai që do të merr mandatin sigurisht se do të vendosë se me cilin do të bisedojë” deklaroi Shefik Duraku.