Në kulm korrupsioni në burgjet e Maqedonisë!


Telefon celular me internet, i vjetër disa vite, kushton 600-700 euro; telefon celular pa internet kushton 200 euro; televizor 32 inçë madhësinë e ekranit, kushton 500-600 euro; dyshek i përdorur – 1000 denarë;… këto janë vetëm disa oferta nga çmimorja e burgut Idrizovë, për gjërat që janë të ndaluara të futen në burg, shkruan Fakte. Ekipimi i pamjaftueshëm kadrovik, paaftësia e tyre profesionale dhe statusi i dobët material i tyre, trajtimi johuman dhe joadekuat i të burgosurve, është gjetur në kaptinën 23 të Raportit të Komitetit të Halsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni dhe Institutit për Politikë Evropiane, i punuar në periudhën maj 2016 – janar 2018.

Edhe Departamenti i Shtetit të SHBA-ve në Raportin për të drejtat e njeriut në vendin tonë si çështje më kritike ka cekur torturën nëpër burgje. Ekspertët thonë se në burgje nuk vlejnë ligjet, por sundodn korruosioni.

Gazetarët e “MIA” në storien hulumtuese në këtë temë, kanë biseduar me policinë e burgut në Idrizovë dhe në Shutkë. Standardi i ulët, uniformat e vjetra… janë disa arsye për korrupsionin e lartë nëpër burgje. Ndërkohë, policët e burgjeve vetëm për disa vite punë kanë ndërtuar pallate private dhe vozisin vetura të shtrenjta. Organet shtetërore për ndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, jo vetëm që nuk e kanë ndjekur këtë, por në shumë raste janë edhe bashkëveprues./PaCensurë

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu

Baby Boo