Kadrijaj – Kurtit: Falë tyre u bëre kryeministër, e sot po i quan analfabetë mërgimtarët


Deputetja nga rradhët e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pandershëm dhe shumë të ulët epitetin analfabetë për mërgimtarët i thënë nga Kryeministri Kurti.

Kadrijaj përmes një shkrimi në Facebook, tha se Kurti pasi i mashtroi për ta votuar, tani po i ofendon ata.

“Është i pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtaret tanë. Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë meritu. Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë. Liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron”, ka shkruar ajo.

Baby Boo