Në Kosovë do të ndalohen pijet energjike për personat nën 18 vjeç


Deputetja Fitore Pacolli, e cila kryeson Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Infrastrukturë ka thënë se do të ndërmarrin iniciativë në Kuvend për të bërë ndryshimet ligjore rreth përdorimit të pijeve energjike tek personat nën moshën 18 vjeçare.

Pacolli ka thënë se bashkë me deputetin Milazim Salijaj kanë kërkuar nga Drejtoria për Hulumtime brenda Kuvendit një hulumtim se si është e rregulluar përdorimi i pijeve energjike në vendet e rajonit dhe në Evropë.
Ajo ka konfirmuar se do të fillojnë propozimet për ndryshime ligjore të paraprira nga disa hulumtime të nevojshme, diskutime publike dhe fushatë për vetëdijesim në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet përkatëse.

Baby Boo