Në Komunën e Vrapçishtit, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë

Procesi zgjedhor në Komunën e Vrapçishtit ka filluar në kohë në të gjitha vendvotimet. Kështu njofton kryetari i Komizionit Zgjedhor Komunal, Besnik Ameti i cili sqaron se vetëm në një vendovim është paraqitur problem teknik me aparatin biometrik për identifik por që shpejtë është tejkaluar.

Në Komunen e Vrapçishtit ka 26 383 votues të cilët të drejtën e votës e realizojnë në gjithësej 39 vendvotime.