Në kanalin parlamentar do të bëhet propaganda për referendumin


Në vend se këngë dhe valle, në Kanalin parlamentar do të jehojë propagandë e referendumit. Shumica parlamentare mendon fushatën e referendumit ta përshkoj në Kanalin parlamentar, brifojnë për Plusinfo, burime nga Shtëpia ligjvënëse.

Kjo nënkupton se deputetët e shumicës do të përdorin Kanalin parlamentar për fushatë për mbështetjen e referendumit në terminët kur nuk ka seanca plenare apo incizime nga debatet në Komision, pasi Kuvendi është propozues i autorizuar i referendumit dhe organizator i fushatës, transmeton Medial.mk.

Nëse edhe për këtë arrihet marrëveshje, Kuvendi përmes kanalit të saj do të udhëheq fushatë informative që më masivisht të prek te qytetarët dhe të informojë për përfitimet e referendumit të suksesshëm./Pacensure

Baby Boo